
Kosova nesër do të jetë mysafir i ekpit të Bullgarisë.
Bernard Challandes, në konferencë për media para ndeshjes me Bullgarinë, ka zbuluar se të gjithë janë të mërzitur me lëndimin e rëndë të Arbër Zenelit, dhe nesër do të kërkojnë fitore për 24-vjeçarin.
Zeneli u lëndua në barazimin 1-1 të Kosovës me Bullgarinë.
Ende nuk ka njoftim zyrtar nga ana e klubit francez, Stade de Reims, por siç po raportohet këto ditë – ai pritet të mungojë disa muaj.
“Të gjithë jemi të mërzitur që Zeneli është jashtë loje, nesër duhet të luajmë për të”, tha Challandes.
“Gjendja e Zenelit? Ai duhet të qëndrojë i qetë për disa ditë dhe më pas do të bëjnë edhe njëherë testet mjekësore dhe do të vendosin nëse duhet të operohet. Klubi do të vendosë se çka është më e mira për të”.
Pas barazimit me Malin e Zi në Podgoricë, nesër Kosova do të përballet me Bullgarinë në Sofje.