Challandes me fjalë të mëdha për lojtarët, pas ndeshjes

21:17 | 21 Mars 2019

Challandes i vjen keq që Kosova lëshoi fitoren nga duart.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, është shprehur i kënaqur me barazimin ndaj Danimarkës, 2 me 2, në miqësoren e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

“Mendoj se mund të jemi të lumtur me këtë ndeshje dhe qartë, ishte ndeshje intensive. Për mua, ekipi bëri punë shumë të mirë. Patëm disa raste të mira. Shënuam dy, pësuam dy kundër një ekipe shumë të fortë. Mendoj se ishte një performancë shumë e mirë ekipore dhe jam i kënaqur”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Ai është shprehur se i vjen keq që Kosova e lëshoi ndeshjen nga duart në minutat shtesë, por ka shtuar se është i lumtur me paraqitjen.

“Për mua rezultati s’ishte në plan të parë, por performanca ndaj një skuadre të fortë. Në mbrojtje ishim të mirë dhe po ashtu edhe në fazën ofanzive. Patëm raste dhe treguam lojë të mirë. Kjo ishte më e rëndësishmja”, ka shtuar ai.

Komento: