Challandes merr lajmin e madh, ka ndryshime në formacionin zyrtarë kundër Bullgarisë

13:02 | 25 Mars 2019

Kosova dhe Bullgaria do të ndeshën sonte në kuadër të eliminatorëve ‘Euro 2020’.

Dy futbollistët kosovarë të Zurichut, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli ishin në dyshim për tu paraqitur në ndeshjen e parë kualifikuese kundër Bullgarisë që luhet sot.

Megjithatë, pas stërvitjes së fundit gjërat kanë ndryshuar.

Kryeziu dhe Kololli pritet të jenë në formacionin startues të trajnerit Bernard Challandes.

Besar Halimi dhe Leart Paqarada që ishin startues në ndeshjen me Danimarkën pritet të nisin ndeshjen nga banka rezervë.

Foto: Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu

Ndërsa pjesa tjetër e ekipit mund të mos preket.

Ky është formacioni i mundshëm i “Dardanëve” për ndeshjen me Bullgarinë.

Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Kololli, Kryeziu, Shala, Rashica, Celina, Zeneli, Muriqi.

Komento: