Selektori i kombëtares së Kosovës Bernard Challandes po përcjell nga afër shpresat e U21.
Kosova U21 po përballet me Austrinë, në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropian.
Në këtë ndeshje, një vend në tribuna ka zënë edhe selektori i kombëtares A së Kosovës, Bernard Challandes.
Challandes do të përcjell ndeshjen dhe varësisht nga paraqitja mund të afrojë ndonjë nga lojtarët për dy ndeshjet e radhës te kombëtarja A.
Eris Abedini është emri që ka gjasat më të mëdha për t’iu bashkuar grupit.
Mbetet të shihet se çfarë do të observojë Challandes nga ky takim i U21.