Challandes thotë se lojtarët e Superligës nuk janë të aftë të luajnë për Kombëtaren

19:24 | 19 December 2018

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes thotë se lojtarët e Superligës së Kosovës nuk janë të aftë të luajnë për Kombëtaren.

Bernard Challandes ka thënë se në IPKO Superligën e Kosovës nuk ka lojtarë mjaftueshëm të mirë për t’iu bashkuar ekipit kombëtar të Kosovës.

Në një intervistë për Sportin në KTV, Challandes tha se për momentin nuk sheh ndonjë lojtar që e vlen të ftohet te Kosova, transmeton Insporti

“Për momentin nuk ka, sepse nëse do të kishte ndonjë unë do ta merrja, dhe unë nuk kam marrë asnjë”, tha Challandes kur u pyet se nëse ka parë lojtarë në Superligë që mund të luajnë për Kosovën.

“Mendoj se nëse ndonjë lojtar, bie fjala Florent Hasani i cili ka qenë një top futbollist dy vite më parë këtu në Superligë dhe menjëherë ai është larguar nga këtu”, shtoi Challandes.

“Kjo do të thotë se nëse ai do të kishte qëndruar këtu te Trepça ndoshta do ta merrja, por ai nuk ka qëndruar, ka shkuar në Hungari dhe tani ai është një kandidat për ekipin e parë”, vazhdoi selektori.

“Nuk është problemi a luan në Kosovë apo jashtë saj, për mua vlen vetëm nëse është lojtari mirë”, theksoi Challandes ndër të tjera.

Së fundmi, i vetmi futbollist që Challandes e kishte ftuar nga Superliga e Kosovës ishte portieri i Prishtinës, Visar Bekaj.

Komento: