Trajneri i Kosovës, ka folur për ndeshjen e se enjtes kundër Danimarkës.
Bernard Challandes ka thënë se Kosova ka zgjedhur të luajë kundër ndaj një ekipi të fortë si Danimarka, në përpjekje për të ndryshuar dhe për t’u zhvilluar, pas një periudhe të gjatë futbolli ndaj ekipe të nivelit të ulët.
Challandes foli të hënën në një konferencë për media për ndeshjen miqësore të Kosovës kundër Danimarkës, që do të zhvillohet të enjten në “Fadil Vokrri”, duke thënë se ka ardhur koha për verdhekaltrit të luajnë ndaj kundërshtarëve të fortë, raporton Gazeta Express.
Në vitin Kosova luajti në Ligën D të Ligës së Kombeve, niveli më i ulët në garën inauguruese të UEFA-s, duke e siguruar promovimin në Ligën C.
Por, kundërshtari i nesërm i “Dardanëve” është shumë më i fortë, i renditur në vendin e 10-të në ranglistën e FIFA-s, një test i vështirë për vendin.
“Për ne është shumë e dobishme të luajmë tani kundër kundërshtarëve të mirë, sepse në Ligën e Kombeve kemi luajtur kundër ekipeve të Grupit D dhe tani luajmë kundër Danimarkës, ndër ekipet më të mira e 10-ta në renditjen e FIFA-s”, tha Challandes.
“E përsëris dhe do të jem i qartë, mbase disa njerëz mendojnë përse të luajmë kundër të fortëve tani, për mua është e qatë se duhet të ndryshojmë dhe të përparojmë dhe për ta bërë këtë duhet të luajmë kundër ekipeve të forta, mbase për të humbur për të vrapuar pas topit. Kjo do ta na ndihmojë që të zhvillohemi”, shtoi ai.