Një ditë para ndeshjes, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është paraqitur në konferencën për shtyp, ku ka folur për ndeshjen me Anglinë.
Challandesi e konsideron Anglinë si një nga kombëtaret më të forta në botë.

“Kjo tregon forcën e tyre para ndeshjes së nesërme. Nëse them se kemi ardhur për fitore, njerëzit mund të mendojnë se kjo nuk është në rregull”.

“Do të jetë e vështirë kjo ndeshje për skuadrën time, por ta shohim nivelin e skuadrës sonë në Evropë”.
“Kur u hodh shorti të gjithë mendonin se Kosova nuk mund të luftojë për vendet e para, por tani jemi duke luftuar për vendet e para”.
“Do të shohim nesër se çfarë mund të bëjmë. Jemi të kënaqur që luajmë ndaj Anglisë” ka thënë Challandes.