Challandes zbulon listën e lojtarëve për ndeshjet e radhës, ka shumë ndryshime

10:00 | 22 Maj 2019

Bernard Challandes, trajneri i Përfaqësuses së Kosovës, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet në vazhdim.

Kombëtarja kosovare e futbollit po përgatitet maksimalisht për dy takimet e radhës, të programuar për tu luajtur në muajin qershor.

Dardanët do të udhëtojnë drejt transfertave të Malit të Zi më 7 qershor dhe drejt Bullgarisë 3 ditë më vonë, në kuadër të fazës kualifikuese të Euro 2020.

Dy takime mjaft delikate për Kosovën, me skuadrën e drejtuar nga Bernard Challandes që do e ketë mjaft të vështirë për të arritur te pikët e plota. Gjithsesi, tekniku zvicerian duket se e ka gjetur formulën për të arritur te pikët, teksa ka zyrtarizuar edhe futbollistët që do të ketë në dispozicion për këtë 180 minutësh.

Ka disa risi nga hera e kaluar, me mbrojtësin Florent Hadërgjonaj dhe mesfushorin Anel Rashkaj që do të grumbullohen me “Dardanët”, pasi mesfushorët Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu janë të lënduar.

Zyrtarisht ekipi kombëtar do të grumbullohet me 2 qershor, teksa kjo është edhe lista e Challandes për këto takime.

Komento: