Charles kurorëzohet Mbret i Mbretërisë së Bashkuar

14:46 | 06 May 2023

Për herë të parë në shtatë dekada, një monark i ri britanik është kurorëzuar zyrtarisht.

Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby i vendosi kurorën e Shën Eduardit mbi kokë Charles III-të, pjesa më e rëndësishme e shërbimit të kurorëzimit.

Pasi kurorëzoi Mbretin, Welby tha, “Zot ruaje Mbretin”, raporton cnn.

Gjithashtu janë dëgjuar ushtimat e topave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të shënuar këtë moment.

Më e madhja, përshëndetje me 62 raunde të topave, ndodhi nga Kulla e Londrës.

Kambanat e Westminster Abbey bien për të festuar momentin historik.

Komento: