Chealse ‘shokon’ Realin, ia refuzon 82 milionë eurot, ia tregon çmimin e Hazardit

21:16 | 18 Mars 2019

Chelsea refuzon ofertën e parë të Realit.

Chelsea ka refuzuar ofertën e parë të Realit prej 82 milionë eurove për Eden Hazardin.

Sipas “Het Laatste Nieuws”, është refuzuar oferta e parë e Real Madridit për Hazardin, transmeton Gazeta Express.

Los Blancos ofruar pak më shumë se 80 milionë euro, por Chelsea kërkon të paktën 115 milionë euro për 28-vjeçarin.

Kurse në Spanjë, AS vazhdon të raportojë se Hazard është i etur për t’u transferuar gjatë verës në “Santiago Bernabeu”.

Hazardi dëshiron që të realizojë ëndrrën fëmijërore dhe të luajë nën urdhëratë e Zinedine Zidane.

“Të gjithë e dinë respektin që kam për Zidanen si lojtar, por edhe si trajner. Ai ishte idhulli im. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por natyrisht, do të doja të luajë nën urdhëratë e Zidane, do të ishte një ëndërr”, kishte thënë Hazard në vitin 2017

Komento: