Liverpool ka shënuar fitore ndaj Chelseas me rezultat 0:2.
Të Kuqtë triumfuan me rezultat të pastërt 0:2 ndaj Chelsea në ‘Stamford Bridge’.
Në fundin e pjesës së parë, Andreas Christensen ndërhyri si lojtar i fundit ndaj Sadio Mane, dhe pas rishikimit të VAR u vendos që ai të ndëshkohej me karton të kuq.
Mane realizoi dopietë në minutat 50’ 54’, derisa goli i dytë erdhi pas një gabimi trashanik të portierit Kepa Arrizabalaga, i cili u vlerësua me notën më të vogël këtë ndeshje bashkë me Jorginhon, që huqi një penallti.
Padyshim, ylli senegalez ishte më i mirë i këtij takimi.