Chelsea arrin marrëveshje me yllin francez

13:57 | 03 October 2022

Nkunku ka nënshkruar një paramarrëveshje me Chelsea

Sulmuesi Christopher Nkunku ka nënshkruar një paramarrëveshje me Chelsean.

Ditë më parë u raportua se Nkunku tashmë kishte kryer testet mjekësore me gjigantin londinez, Chelsea.

Kurse, së fundmi gazetari i ‘The Athletic’, tregon se francezi ka nënshkruar një paramarrëveshje me ‘Blutë’.

Transferimi nuk do të ratifikohet deri më 30 qershor 2023, kohë në të cilën klauzola e përfundimit të tij do të jetë 60 milionë euro.

Interesim për sulmuesin kishin shfaqur edhe Bayern Munich dhe Real Madridi, por si duket ai zgjodhi Chelsean.

Komento: