
Po zhvillohet ndeshja mes Chelseas dhe Arsenalit, e kjo është ndeshja e finalës së Ligës së Evropës.
Finalja e sezonit 2018/2019 në Ligën e Evropës ka vënë përballë dy skuadra nga Londra, Chelsea dhe Arsenalin, shkruan lajmi.
Kjo finale po zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, në Baku.
Si asnjëherë më parë, një finale e rëndësisë kaq të madhe zhvillohet në një stadium përgjysmë të zbrazur.
Mediet e huaja raportojnë se vetëm afër 60 për qind e stadiumit në Baku është i mbushur.
