Chelsea “blindon” mesfushorin anglez

10:18 | 18 Shkurt 2022

Chelsea përgatitet për rinovimin e kontratës së Mount

Chelsea është i hapur për të diskutuar rinovimin e kontratës me mesfushorin Mason Mount.

Anglezi është një ndër yjet kryesorë të “Blutë” dhe është në formë të mirë që kur u promovua në ekipin e parë nga Frank Lampard në vitin 2019, transmeton lajmi.net.

Në të njëjtën kohë, Mount nënshkroi kontratë pesëvjeçare, por tani Chelsea dëshiron ta ‘blindojë’ edhe për disa vite tjera.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Chelsea planifikon të diskutojë një marrëveshje të re me 23-vjeçarin në muajt e ardhshëm.

Momentalisht nuk ka kontakte direkt mes Chelseas dhe agjentëve të anglezit, por kjo do ndryshojë gjatë muajve të verës.

Mount ka kontribuar me 24 gola dhe 23 asistime në 141 paraqitje në të gjitha garat.

Komento: