Një lëvizje e papritur pritet të ndodh në afatin veror në futboll.
Philippe Coutinho pritet të largohet në fund të sezonit nga Barcelona.
Barcelona nuk llogaritë në shërbimet e Philippe Coutinhos, andaj do ta shet në këtë verë.
Chelsea është e interesuar për shërbimet e brazilianit, ndërsa duhet të paguajë 100 milionë ero, përcjell lajmi.
Skuadra londineze e sheh Coutinhon si zëvendësues të Eden Hazard që pritet të kalojë te Real Madrid.
Braziliani gjithashtu do ta kërkojë largimin nga Barcelona, nëse vazhdon të qëndroj në formacionin e dytë.