Chelsea dështon ta transferojë super-lojtarin

17:38 | 29 Gusht 2021

Chelsea ka humbur rastin ta transferojë lojtarin, Saul Niguez.

Chelsea është gati të humbasë një marrëveshje për mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez, zbulon Sky Italia, përcjell ORAinfo.

Blutë paraqitën një ofertë zyrtare për huazim për 26-vjeçarin, por nuk përputhej me pritjet e kampionëve të La Liga.

Manchester United gjithashtu është lidhur me Saulin, i cili ka rënë jashtë favorit te Atletico nën drejtimin e Diego Simeone./ORAinfo/

Komento: