Chelsea dhe Manchester United në luftë për Osimhen

16:52 | 27 Korrik 2023

Victor Osimhen vazhdon të jetë një nga sulmuesit më të vlerësuar në futbollin evropian.

Sulmuesi nigerian vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku arriti me 26 golat e tij t’i siguroj titullin e kampionit Napolit.

Por kontrata e lojtarit me Napolin skadon në verën e vitit 2025 dhe ende nuk ka një marrëveshje për rinovimin e saj, derisa Chelsea dhe Manchester United janë duke monitoruar situatën e nigerianit me Napolin.

Kërkesat e Napolit për ta lënë të lirë nigerianin janë 200 milionë euro, por kjo shumë duket e ekzagjeruar dhe dy skuadrat angleze nuk janë në gjendje të paguajnë atë shumë.

Megjithatë mediat në Ishull kanë raportuar se nëse Osimhen nuk e vazhdon kontratën, atëherë De Laurentis mund të lejoj largimin e tij edhe për një shumë më të ulët se 200 milionët që pretendon ai të fitoj nga shitja e nigerianit.

Përveç dy gjigantëve anglezë, në garë për Osimhen janë edhe kampionët në fuqi të Francës, PSG dhe ata gjerman Bayern Munich.

24-vjeçari ka tre vite që është pjesë e Napolit, derisa në 101 ndeshje zyrtare ka realizuar 59 gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë.

Komento: