Mesfushori i Milanit, Franck Kessie mund të jetë në rrugën e tij për të PSG, raporton CalcioMercarto përcjell ORAinfo.
Ylli i Bregut të Fildishtë ka qenë një nga interpretuesit më të mirë të Milanit këtë sezon, por thuhet se ka gjasa të shitet për të ndihmuar në financimin e një lëvizjeje për futbollistin e Chelsea, Tiemoue Bakayoko, i cili është në një kredi të gjatë në klub.
Kujtojmë se edhe Chelsea ishte e interesuar për Kessie dhe mendojnë të bëjnë një shkëmbim mes tij dhe Bakayoko./ORAinfo/