Chelsea dhe United në ‘luftë’ për yllin e Interit!

18:47 | 16 Janar 2023

Interi raportohet se është në kontakt të ngushtë si me Chelsea ashtu edhe me Manchester United ku ata janë duke u përpjekur që këtë muaj ta shesin Denzel Dumfries këtë muaj.

Holandezi 26 vjeçar bëri ndeshje të mira në Botër, sidomos në ndeshjen kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe duket se ai do të jetë njëri prej futbollistëve të ekipit të parë që do të shitet për ta zgjidhur situatën financiare në klub, njëjti sikurse shitjet e Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi më 2021.

Me Milan Skriniar që me gjasë do të largohet si futbollist i lirë në verë, Interi tani dëshiron që ta shesë Dumfries.

Siç raporton TMW, Chelsea dhe Manchester United kanë filluar kontraktet me Interin për një transferim të Dumfries, me skuadrën e fundit që duket se është me e interesuar. Asnjëri klub nuk ka dërguar një ofertë tani për tani por Zikaltërit shpresojnë që të marrin një të tillë deri në fund të kësaj merkato.

Dumfries ishte lënë në bankë për fitoren 1-0 të Interit kundër Veronas por u paraqit pak në dy ndeshjet e tjera të vitit 2023 kundër Napolit dhe Monzan.

Komento: