Chelsea dhe Manchester Unitedi thuhet të jenë njoftuar se Napoli do të kërkojë 150 milionë euro për shitjen e Victor Osimhen.
Klubet e mëdha nga Liga Premier janë të interesuara për transferimin e sulmuesit, i cili është në forma fantastike këtë sezon me 25 gola të realizuar në të gjitha garat.
Ai i ka ndihmuar Napolit të marshojë drejt titullit të Serie A me 18 pikë më shumë se pozita e dytë, si dhe për t’u kualifikuar për herë të parë në histori në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Falë lojës së tij, 24-vjeçari po josh interesimin e klubeve kryesore evropiane, mirëpo Il Mattino bën të ditur se ai do të kushtojë shumë shtrenjtë.
Zyrtarët e Napolit të udhëhequr nga presidenti Aurelio De Laurentiis nuk do t’i nisin bisedimet për një shumë më të ulët se 150 milionë euro për lojtarin që ka kontratë deri në vitin 2025.