Edhe 10 ditë, besimtarët myslimanë hyjnë në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Për herë të parë në histori të futbollit anglez, një skuadër do tu bashkohet besimtarëve, shkruan Indeksonline.
Chelsea, përmes faqes zyrtare ka njoftuar se gjatë muajit të Ramazanit do të organizoj iftare në “Stamford Bridge’.
“Të dielën më 26 mars, Fondacioni Chelsea do të organizoj iftar në fushën e Stamford Bridge, në atë që do të jetë si organizimi i parë i një klubi dhe një stadiumi anglez. Kjo do të organizohet si pjesë e Ramazanit, muaji islamik të agjërimit nga para agimit deri në perëndim të diellit, i cili zhvillohet nga e mërkura e 22 marsit deri të premten më 21 prill”, shkruan faqja zyrtare e Chelseas.
“Një numër xhamish lokale dhe anëtarë të komunitetit musliman të Chelseas si mbështetës dhe nxënës shkolle do të ftohen për të marrë pjesë, së bashku me stafin e Chelsea FC. Iftari i Hapur do të drejtohet në bashkëpunim me Projektin e Tendave të Ramazanit, një organizatë bamirëse fituese çmimesh e ngritur më 2013 me një mision të afrimit të komuniteteve dhe zhvillimit të mirëkuptimit të Ramazanit”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e klubit.