Chelsea- Dortmund, formacionet zyrtare

21:07 | 07 March 2023

Chelsea duhet ta ndryshojë rezultatin e Dortmundit.

Në Stamford Bridge zhvillohet ndeshja kthyese e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet Chelseat dhe Borussia Dortmundit.

Skuadra gjermane regjistroi fitore minimale prej 1-0 në Signal Iduna Park, ashtu që Blutë duhet ta përmbysin këtë rezultat për t’u kualifikuar në çerekfinale të garës elitare evropiane.

Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve, Graham Potter dhe Edin Terzic, të cilët e kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa; James, Koulibaly, Fofana, Chilwell; Kovacic, Enzo Fernández; Sterling, Joao Felix, Cucurella; Havertz.

Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Kobel; Wolf, Sule, Schlotterbeck, Guerreiro; Can, Ozcan; Brandt, Bellingham, Reus; Haller.

Komento: