Në afatin e janarit, Chelsea do ta transferoj me ҫdo kusht një sulmues.
Maurizio Sarri nuk është i lumtur me Alvaro Moratan dhe Olivier Giroudn, andaj do një tjetër sulmues.
Trajneri italian është duke e kërkuar Gonzalo Higuainin nga Milani, por në listë është edhe Callum Wilson.
Por, Bournemouth ka bërë të ditur se ata nuk do ta shesin sulmuesin në këtë afat, duke e lënë Chelsean me një opsion.
Rivali i tyre nga Premierliga po refuzon që ta shet Ëilsonin, pasi e dinë se do ta kenë të vështirë ta gjejnë zëvendësuesin e tij në këtë afat kalimtar.