Chelsea e ka gjetur zëvendësimin e Hazardin, ja kush është – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Chelsea e ka gjetur zëvendësimin e Hazardin, ja kush është

18:34 | 06 Shkurt 2019

Eden Hazard duket se tashmë do të luaj si lojtar i Real Madridit.

Kjo dëshirë e madhe e belgut është shumë afër realizimit, dhe mund të ndodh më së largu gjatë verës së vitit 2019.

Deklarimet e lojtarit kanë bërë që edhe Chelsea ta besojë se transferimi i Hazard te Real Madrid do të finalizohet gjatë verës.

‘Daily Mail’ raporton se Chelsea ka identifikuar dy lojtarë si zëvendësues të Eden Hazard.

Lorenzo Insigne i Napolit dhe Richarlison i Everton, janë lojtarët që kanë zënë vend në listën e dëshirave të skuadrës nga ‘Stamford Bridge’.

Lista e Chelsea mund të rritet, me Jadon Sanchon, Pablo Sarabia dhe Philippe Coutinho që mund të shtohen në të në ditët në vazhdim.

Komento: