Chelsea ka konfirmuar nënshkrimin e huazimit gjysmësezonal të yllit të Atletico Madridit, Joao Felix.
Skuadra e Graham Potter fitoi garën për të nënshkruar me portugezin – i cili u pa të largohej nga terreni stërvitor i Atletico të martën përpara se të fluturonte për në Londër me të dashurën e tij.
Blutë do të paguajnë një shumë huazimi prej 11 milionë funtesh për lojtarin.
Chelsea është goditur nga një krizë dëmtimi në javët e fundit dhe ka vepruar shpejt për të arritur marrëveshjen e Felix-it në mes të interesit nga rivalët e Premier League, Manchester United dhe Arsenal.