Chelsea ka shënuar fitore 3-1 ndaj Manchester United.
Chelsea është finalisti tjetër në FA Cup dhe në Ëembley do të ketë punë me Arsenalin.
Chelsea e ka eliminuar Manchester Unitedin për t’u kualifikuar në finale të FA Cup.
Blutë e Londrës triumfuan me rezultat 3-1, në një gjysmëfinale ku Chelsea dha më të mirën në kërkim të trofeut të parë të sezonit.
Në fund të pjesës së parë fillimisht shënoi sulmuesi Giroud, pastaj për 2-0 Mount në fillim të pjesës së dytë.
Për 3-0 shënoi autogol mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Harry Maguire, në minutën e 74’.
Krejt çka arritën Djajtë e Kuq ishte goli i nderit, shënoi Bruno Fernandes në minutën e 86’.
Në finale Chelsea do të përballet me Arsenalin.