Reece James, do të mbetet edhe më tutje pjesë e Bluve.
Mbrojtësi i Chelseat, Reece James, ka nënshkruar një kontratë të re gjashtëvjeçare që e lidh atë me klubin deri në vitin 2027, përcjell ORAinfo.
Mbrojtësi 23-vjeçar është paraqitur në 128 ndeshje për klubin deri më tani dhe është vendosur si një pjesë kryesore e skuadrës së Thomas Tuchel që kur përparoi në sistemin e të rinjve të klubit./ORAinfo/