Jude Bellingham është bëri njëri nga futbollistët më të kërkuar në botë nga top klubet.
Mesfushori anglez është në top formë me Borussia Dortmundin dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha të cilat janë gati të bëjnë ‘çmenduri’ për transferimin e tij.
19-vjeçari po luan për mrekulli, derisa ka realizuar edhe tre gola këtë sezon me Dortmundin.
Verdhezinjtë refuzuan disa oferta këtë verë për anglezin e ri, pasi duan të fitojnë sa më shumë të jetë e mundur nga largimi i tij, përcjell telegrafi.
Chelsea është futur fuqishëm në garë për Bellingham dhe janë gati të thyejnë rekordin e klubit për transferimin e tij.
Tabloidi anglez Daily Telegraph ka raportuar se londinezët janë gati të ofrojnë 130 milionë funte (145 milionë euro), për transferimin e Bellingham në verë.
Dortmund synon të fitojë deri në 150 milionë euro nga shitja e yllit të tyre, pasi gara për të është shumë e madhe.
Përveç londinezëve në garë për Bellingham janë edhe Manchester city, Manchester United, Real Madrid dhe Liverpool.