Tiemoue Bakayoko është një nga synimet kryesore të AC Milan për të forcuar ekipin në dispozicion të Stefano Pioli.
Negociatat kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe është e pasigurt se kur mund të arrijë përparimi vendimtar.
Sidoqoftë, Chelsea ka lëshuar një sinjal të qartë për të ardhmen e francezit në Stamford Bridge.
Siç raportoi Sky Sport, negociatat për kthimin e mesfushorit në San Siro po vazhdojnë ngadalë dhe Milani po kërkon të ulë kërkesat e Chelsea dhe lojtarit në lidhje me pagën e fituar në sezone pas marrëveshjes fillestare të huazimit, përcjell ORAinfo.
Sidoqoftë, Maldini nuk po ngutet, por klubi anglez mund të jetë i shpejtë.
Në fakt, sot Chelsea zyrtarisht njoftoi numrat e fanellave për sezonin 2020/21 dhe Bakayoko nuk përfshihet në listë.
Kjo tregon që lojtari nuk do të jetë pjesë e ekipit të Lampard dhe një shenjë e qartë se lojtari do të largohet nga klubi.
A do të reagoj mënjëherfë Milan, kjo mbetet të shihet ditëve në vijim. /ORAinfo/