Chelsea gjen zëvendësuesin e Rudiger

20:42 | 10 Dhjetor 2021

Chelsea, është i interesuar për qendërmbrojtësin e Leicester City, Wesley Fofana, teksa ata peshojnë planet e tyre të transferimit mes mosmarrëveshjeve për kontratën me Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen.

20-vjeçari aktualisht është jashtë i dëmtuar pasi pësoi një thyerje të fibulës dhe ligamentit të kyçit të këmbës në një miqësore parasezonale kundër Villarrealit ,përcjell ORAinfo.

Megjithatë, francezi U-21 konsiderohet ndër më të mirët në grupmoshën e tij në futbollin botëror, përfshirë nga skautët në prapaskenë në Stamford Bridge./ORAinfo/

Komento: