Dinamo e Zagrebit ka bërë befasinë më të këndshme sonte në Ligën e Kampionëve pasi që ia ka dalë që ta mposhti gjigantin anglez Chelsea, me rezultat 1-0. Orsic (13) ishte realizatori i vetëm në këtë ndeshje për Dinamon
Dinamo Zagreb i ka treguar sonte dhembët e saj Bluve të Londrës duke i mposhtur ata me rezultat 1-0 në Maksimir.
Skuadra e Cacic ishin më cinik si në sulm ashtu edhe në mbrojtje për t’i marrë pikët e para në Ligën e Kampionëve.
Pierre-Emerick Aubameyang (9) pati shansin më të mirë për të shënuar gol për Chelsea por ai nuk arriti as të godasë e as të pasojë kështu që goditja e tij përfundoi jashtë portës.
Katër minuta më vonë kroatët do të arrinin që të kalonin në epërsi.
Ljubicic pasoi mirë për Petkovic kurse ky i fundit arriti që të pasojë të Orsic i cili pasi mposhti në duel në duel në mbrojtje transferin 90 milionë eurosh të Chelsea, Fofana shënoi gol i ftohtë si akull në minutën e 13.
Ky ishte edhe rasti më serioz në pjesën e parë.
Pierre-Emerick Aubameyang pati një gol të shënuar në minutën e 50-të, por që gjyqtari e anulojë atë për pozitë jashtëloje.
Së Dinamo po ia dilte shumë mirë në këtë ndeshje u pa në minutën e 56-të kur Ristoskit ia mohoi golin shtylla.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja hyri në këtë ndeshje në minutën e 59-të ku e zëvendësoi Aubameyang.
Deri në minutën e 86-të Chelsea nuk ishte afër për ta barazuar rezultatin, por në këtë minutë ishte shumë afër pasi që Reece James e goditi shtyllën.
Jorginho do të kishte një rast të artë për të shënuar por goditjen e tij me vole e priti Livakovic, mrekullisht.
Gjyqtari akordoi tetë minuta shtesë dhe Chelsea kishte dy mundësi për të shënuar gol nga faulat afër zonës por Ziyech dështoi në të dy rastet.
Me këtë fitore Dinamo Zagrebit arkëton tri pikët e para derisa përpos Chelsea skuadra kroate në grup ka edhe kampionin e Italisë, AC Milan dhe atë të Austrisë RB Salzburg.