Chelsea ‘godet’ në cak, transferon talentin e madh nga Franca

17:53 | 27 August 2020

Chelsea ka njoftuar nënshkrimin me ish-mbrojtësin e Nice Malang Sarr në një marrëveshje pesë-vjeçare, i cili vjen në ‘Stamford Bridge’ si lojtar i lirë.

21-vjeçari menjëherë do të dërgohet në huazim për të ”përfituar eksperiencën e nevojshme’ që të jetë i gatshëm për trajnerin Frank Lampard.

Sarr mund të luajë në pozitën e qendërmbrojtësit dhe përshtate mjaft mirë edhe në skemën me tre mbrojtës.

Blutë nuk do të ndalen me kaq, pasi pritet të zyrtarizohet Thiago Silva dhe Kai Havertz në ditët në vijim.

Komento: