
Chelsea ka dështuar në dy ndeshjet e para të këtij sezoni.
Skuadra e Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1:1 ndaj Leicester Cityt në ‘Stamford Bridge’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë.

Ndeshja nisi mirë për Chelsean, që në minutën e 7’ kaloi në epërsi me talentin Mason Mount.
Leicester City barazoi rezultatin në pjesën e dytë, kur shënoi Wilfred Ndidi.
Kjo është ndeshja e dytë në Premierligë që Chelsea nuk gjen fitoren, pas humbjes 4:0 nga Manchester United në ndeshjen e parë.
Në xhiron e ardhshme, Chelsea udhëton për t’u takuar me Norwich.