Chelsea – Higuain, po ndodh ajo qe askush nuk e ka pritur

08:40 | 30 Prill 2019

Gonzalo Higuain nuk pritet të largohet nga Chelsea në afatin e verës.

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka konfirmuar se sulmuesin e huazuar nga Juventusi, Gonzalo Higuain do ta mbajë në ekip edhe për edicionin tjetër.

Higuain në janar të këtij viti u huazua te Chelsea që ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij.

Higuain deri më tani ka shënuar katër gola në 14 paraqitje kurse me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2021.

“Higuain do të mbetet te Chelsea, pasi edicionin tjetër do të shënoj më shumë gola. Aiu ende nuk është adaptuar mirë, por unë jam i kënaqur me atë që ka treguar deri më tani”, është shprehur Sarri.

Komento: