Chelsea- Higuain, vjen lajmi i madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Chelsea- Higuain, vjen lajmi i madh

09:02 | 15 Shkurt 2019

Gonzalo Higuain u transferua në formë huazimi në janar në Chelsea.

Dhe, klubi nga Londra ka bërë planin që të transferoj lojtarin në mënyrë të përhershme.

Chelsea janë të bindur se mund të kompletojnë transferimin e Gonzalo Higuain nga Juventusi këtë verë, për një çmim më të ulët se 36 milionë euro, shkruan ESPN.
31 vjeçari iu bashkua Chelsea në afatin kalimtar të dimrit, duke ndërprerë huazimin te Milan për të kaluar në Premierligë.

‘Blutë’ e Londrës kanë arritur marrëveshje me Juventusin për huazimin e Higuain deri në fund të sezonit, me opsionin me të drejtë blerje për 36 milionë euro, shkruan lajmi.net.

Skuadra e drejtuar nga Sarri, do të kërkojë të ulet në tavolinë me Juventusin, për të negociuar këtë çmim, duke kërkuar zvogëlimin e tij.

Higuain ka shënuar dy gola në katër paraqitje te Chelsea.

Komento: