Chelsea i jep lajmin shumë të hidhur Barcelonës

10:57 | 20 Dhjetor 2018

Një lajm mjaftë i hidhur ka ardhur sot për skadrën e Barcelonës.

Andreas Christensen nuk do të largohet nga Chelsea për t’iu bashkuar Barcelonës.

Chelsea do të refuzojë çdo tentim të Barcelonës për të huazuar në janar Andreas Christensen.

‘DailyMail’ raporton se Barcelona ka shfaqur interesim për Christensen, për të zëvendësuar të lënduarin Samuel Umtiti dhe Thomas Vermaelen.

Por, kjo media angleze po ashtu raporton se ‘Blutë’ e Londrës nuk e kanë ndërmend të lejojnë largimin e Christensen.

22 vjeçari që gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Borussia Monchengladbach, është kontaktuar nga zyrtarët e klubit spanjoll, të cilët po provojnë ta joshin, duke parë minutazhën e paktë të tij nën drejtimin Maurizio Sarrit.

Komento: