Skuadra e Chelseas i ka dhënë një ‘goditje’ të madhe Coutinhos.
Skuadra e Chelsea ka hequr dorë nga Philippe Coutinho.
Javëve të fundit, anëtari i Barcelonës, Coutinho, i cili tashmë luan si i huazuar me Bayern Munich, është lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm te Chelsea.
‘Sky Sports Neës’ raportonte se ‘Blutë’ janë duke u interesuar që ta trasnferojnë brazilianin gjatë verës.
Por, situata duket se tashmë ka ndryshuar dhe Coutinho nuk është më në interesin e londinezëve.
‘Athletic’ raporton se vendin e Coutinho e ka zënë ylli i Bayer Leverkusen, Kai Havertz.
Për Havertz, Chelsea do të kenë konkurrencë nga Bayern Munich, Manchester United por edhe Barcelona potencialisht.