Chelsea ia shkakton City-it humbjen e parë në ligë

20:52 | 08 December 2018

Chelsea ka mposhtur sot Manchester Cityn me rezultatin 2-0 në “Stamford Bridge”, ndeshje e vlefshme për javën e 16 të Premier Leagues.

Ndeshja zhvllokohet në minutën e 45′ me golin e mesfushorit N’Golo Kante. Në pjesën e dytë Blutë e Londrës tentuan disa herë për të dyfishuar rezultatin.

Në minutën e 78′ David Luiz shënon golin e dytë dhe të fitores për Chelsean.

Pas kësaj fitoreje Chelsea renditet në vendin e 3 me 34 pikë, ndërsa City në vendin e 2 me 41 pikë.

Komento: