
Chelsea i ka vënë sytë mbrojtësit të majtë të Milanit, Theo Hernandez, zbulon El Nacional.
Blutë mund të sjellin 24-vjeçarin për të siguruar mbulim shtesë në mbrojtje pasi Ben Chilwell vazhdon të rikuperohet nga një dëmtim i rëndë,përcjell ORAinfo.

Hernandez, i cili është i lidhur me Milanin deri në vitin 2024, ka shënuar një gol dhe pesë asistime në 14 ndeshje në Serie A deri më tani në sezonin 2021-22./ORAinfo/