Chelsea identifikon dy trajnerë që mund ta zëvendësojnë Pochettinon

14:19 | 05 March 2024

Raportohet se Chelsea ka identifikuar dy trajnerë potencial për zëvendësimin e Mauricio Pochettinos, në sezonin e ardhshëm.

Chelsea dhe Todd Boehly kanë identifikuar shefin e Sportingut, Ruben Amorim dhe Roberto De Zerbi të Brighton, si të preferuarit e tyre për të zëvendësuar argjentinasin në Stamford Bridge, sipas The Guardian.

Amorim ka impresionuar shumë klubin e Chelseat me punën e tij me Sportingun, i cili aktualisht është në krye të tabelës në Portugali përpara Benficës dhe Portos. De Zerbi, nga ana tjetër, ka marrë shumë lavdërime për punën e tij në Brighton që kur mori detyrën nga Graham Potter në 2022.

Chelsea ka hasur në probleme të mëdha nën urdhrat e Pochettinos në sezonin e tij të parë me të kaltrit, pavarësisht se klubi ka shpenzuar mbi 1 miliardë funte që nga marrja e pronësisë nga Boehly dhe Clearlake Capital. Këtë sezon, ata kanë dështuar edhe një herë të bëjnë përshtypje në Premierligë. Megjithatë, ata patën një mundësi të artë për të fituar një trofe këtë sezon kur u përballën me Liverpoolin në finalen e Carabao Kupës, por përfunduan duke e humbur ndeshjen vonë në vazhdime.

Pronësia e re në Londër thuhet se nuk është në disponim për të marrë një vendim të menjëhershëm në lidhje me Pochettinon, të cilit i jepet shansi të qëndrojë me ekipin. Boehly dhe Clearlake janë në kërkim të vazhdimësisë pasi kanë pasur katër trajnerë që nga sezoni i kaluar, megjithatë, ata do të mbeten të gatshëm të bëjnë thirrjen nëse paraqitjet e Chelseat vazhdojnë të kenë rënie.

Shpresa e fundit e ish-trajnerit të Tottenham Hotspur për të rrëmbyer diçka nga sezoni mbetet Kupa FA pasi ata janë në garë akoma. Të kaltrit do të luajnë në çerekfinale kundër Leicester Cityt më 17 mars.

Komento: