Jadon Sancho te Chelsea mund të bëhet realitet në afatin kalimtar të janarit.
Ylli anglez ishte dëshirë e londinezëve kohë më parë sa ishte pjesë e Borussia Dortmund, por ai mund t’i bahskohet në janar skuadrës nga Stamford Bridge.
Sancho ka prishur të gjitha marrëdhëniet me trajnerin Erik Ten Hag dhe largimi i tij nga Old Traford është i pashmangshëm.
23-vjeçari është pajtuar të largohet nga United, derisa Djajtë e Kuq synojnë të fitojnë disa milionë nga shitja e tij.
Paratë nuk janë problem për Chelsean dhe trajneri Mauricio Pochettino beson në aftësitë e anglezit dhe dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij.
Megjithatë londinezët nuk do ta kenë aspak të lehtë afrimin e tij, pasi gara për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit anësorë është e gjatë.
Borussia Dortmund, Tottenham Hotspur, Roma dhe Juventus janë skuadrat e tjera që kanë shfaqur interesim për transferimin e anglezit.