Chelsea jep lajmin e keq

19:36 | 19 August 2022

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka zbuluar se N’Golo Kante do të jetë jashtë fushës për disa javë pasi mesfushori francez pësoi një dëmtim “serioz” të kërdhokullës.

Kante çaloi gjatë barazimit 2-2 të Chelsea kundër Tottenham në Premier League të dielën e kaluar, përcjell ORAinfo.

Tuchel konfirmoi se Kante nuk do të rikthehet në fushë për një periudhë të gjatë, duke e lënë Chelsean me gjasa të mbetet pa fituesin e Kupës së Botës për fillimin e kampionatit të tyre në Ligën e Kampionëve në shtator./ORAinfo/

Komento: