Chelsea jep lajmin e madh për yllin e skuadrës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Chelsea jep lajmin e madh për yllin e skuadrës

22:19 | 28 Janar 2019

Skuadra e Chelseas ka refuzuar kërkesën e yllit të skuadrës për të kaluar tek Bayern Munchiut.

Hudson-Odoi u përpoq t’i përshpejtojë gjërat në fund të kësaj jave në tentim për të kaluar te kampioni i Bundesligës, duke e dorëzuar personalisht një kërkesë për largim në afatin kalimtar dimëror.

Megjithatë, atij do t’i duhet të presë të paktën deri në verë për t’u larguar, me Bayernin që me gjasë do të rikthehet me një ofertë të re për të në fund të sezonit.

Të kaltrit kanë ngurruar ta shesin talentin anglez gjatë këtij afati kalimtar, përkundër ofertave të pareshtura të Bayernit.

Në fakt, klubi londinez i ka refuzuar katër oferta të bavarezëve deri tani, e fundit kapte shifrën 40 milionë funte.

Komento: