Chelsea jep lajmin e madh, po e transferon këtë super-lojtar

13:04 | 21 July 2020

Duket se skuadra e Chelseas po bëhet gati për transferime të tjera.

Chelsea është në negociata me yllin e Bayer Leverkusenit, Kai Havertz, mirëpo të Kaltrit e Londrës s’kanë arritur ende marrëveshje për çmimin e futbollistit me klubin e Bundesligës.

Djemtë e Peter Bosz e humbën për pak kualifikimin për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, duke ia përmirësuar kështu gjasat Kai Havertzit për t’u larguar.

Leverkuseni ishte i gatshëm ta shesë 21-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo publikisht e kishte bërë të qartë që s’do të pranonte asnjë ofertë nën 100 milionë euro për yllin e talentuar të skuadrës.

Goal raporton tani se Chelsea dëshiron të negociojë me klubin për të arritur marrëveshje për çmim prej 76 milionë eurosh, megjithatë ende nuk dihet nëse Leverkuseni do të jetë i gatshëm ta pranojë një ofertë të tillë.

Chelsea duket në pozitë të mirë për ta siguruar transferimin e Havertzit, pasi që asnjë skuadër tjetër nuk raportohet të ketë qenë në kontakt me të deri më tani për kushtet e tij për kontratë.

Edhe pse Chelseat i duhet vetëm një fitore nga dy ndeshjet e fundit për ta siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, Havertz raportohet se do të nënshkruante për londinezët edhe nëse s’do të kualifikoheshin në garën më prestigjioze të Evropës.

Komento: