Chelsea ka pësuar humbje ndaj Man Cityt, Kante befason me deklaratën

19:30 | 11 February 2019

Chelsea ka pësuar një humbje të thellë ndaj Manchester Cityt.

Kante ka bërë thirrje që të skuadra të mësoj nga kjo humbje, në mënyrë që disfata të tilla të mos ndodhin kurrë më.

Kjo ishte disfata e katërt e Chelsea në tetë ndeshjet e fundit, përfshirë edhe atë 4:0 ndaj Bournemouth.

“Është e vështirë të shpjegohet. Ata ishin superior. Ishte dështim kolektiv” ka thënë Kante për faqen zyrtare të Chelsea.

“Ata ishin më të mirë që nga minuta e parë deri në fund, dhe ata bën diferencën në minutat e para të pjesës së parë. Ishte shumë e vështirë të ktheheshe nga ajo” ka thënë tutje francezi.

“Është zhgënjim i madh për të reaguar. Është e vështirë të pranosh një humbje kaq të thellë, por ne kemi shumë ndeshje në vazhdim. Duhet ta mbajmë kokën lartë dhe të shpresojmë për rezultate të mira në fund të këtij sezoni” ka thënë fituesi i Kupës së Botës me Francën.

Pas kësaj humbje të tmerrshme, Chelsea tani janë në pozitën e gjashtë në Premierligë, me një pikë më pak se United që janë në vendin e katërt.

Komento: