Chelsea konfirmon largimin e këtij lojtari

18:47 | 11 Qershor 2022

Chelsea, ka konfirmuar se mbrojtësi Andreas Christensen do të largohet nga klubi si transferim i lirë këtë verë.

Danezi ka kaluar më shumë se një dekadë në Stamford Bridge, duke bërë gjithsej 161 paraqitje në të gjitha garat që kur nënshkroi si 15-vjeçar, përcjell ORAinfo.

Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme në lidhje me të ardhmen e tij, 26-vjeçari ka mbetur si lojtar i rregullt i ekipit të parë gjatë 12 muajve të fundit, duke u paraqitur në 33 raste gjatë 2021-2022.

Megjithatë, dihet prej disa muajsh që qendërmbrojtësi do të largohej nga Stamford Bridge me Barcelonën si destinacion të mundshëm./ORAinfo/

Komento: