Chelsea dhe Manchester United do të përballen në ndeshjen e javës së 13-të në Premierligë.
Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në “Stamford Bridge”, mes Chelseat dhe Manchester Unitedit, me fillim prej orës 18:30, shkruan Express.
“Blutë” hyjnë në këtë ndeshje pas barazimit pa gola me Brenfordin në mesjavë, kurse “Djajtë e Kuq” pas fitores 2:0 ndaj Tottenhamit.
Të dy skuadrat deri më tani kanë zhvilluar nga 10 ndeshje në kampionat. Chelsea ndodhet në pozitën e katërt me 20 pikë, një më shumë se Manchesteri që është i pesti në tabelë.
Mungesat:
Graham Potter vazhdon që të mos i këtë në dispozicion N’Golo Kanten, Wesley Fofanan dhe Reece Jamesin, shkaku i lëndimeve.
Lista e mungesave është më e gjatë te skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag. Axel Tuanzebe, Aaron Wan-Bissaka, Harry Maguire, Donny van de Beek dhe Anthony Martial mungojnë sot, teksa trajneri holandez vendosi që së fundi ta suspendojë edhe Cristiano Ronaldon.
Formacionet e mundshme:
Chelsea: Kepa; Azpilicueta, Silva, Chalobah; Loftus-Cheek, Jorginho, Kovacic, Chilwell; Sterling, Mount; Aubameyang.
Manchester United: De Gea; Dalot, Varane, Martinez, Shaw; Casemiro, Fred; Antony, Fernandes, Sancho; Rashford.