Chelsea deklason Krasnobarin, kthehet me tri pikë në Londër.
Chelsea e ka mposhtur me rezultat 0-4 skuadrën ruse Krasnobar. Skuadra e Frank Lampard kështu arriti në fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, pasi që në javën e parë barazoi kundër Sevillas në Londër
Chelsea ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Kampionëve për këtë sezon duke mposhtur skuadrën rus, Krasnobar.
Chelsea sulmoi nga fillimi ku në minutën e 14 u shkaktua penallti por që dështoi për ta shënuar Jorginho.
Megjithatë, në minutën e 37-të Chelsea do ta gjente golin dhe atë do ta shënonte Callum Hudson-Odoi.
Në pjesën e dytë, Chelsea vazhdoi ta kërkojë golin e sigurisë dhe e gjeti atë, pasi që për anglezët u akordua edhe një penallti tjetër që në gol e shndërroi Timo Werner në minutën e 76-të.
Chelsea nuk u ndal as në golin e dytë, pasi që Ziyech në debutimin e tij të parë si startues për Chelsea shënoi gol në minutën e 80-të pas asistimit të Timo Werner.
Chelsea nuk do të ndalet dhe do të shënon në minutën e 90-të me Christian Pulisic.
Me këtë fitore, Chelsea është në vendin e parë me katër pikë deri në ndeshjen Sevilla-Rennes.