Chelsea më fitoren e parë nën drejtimin e Frank Lampardi

18:41 | 06 May 2023

Chelsea më në fund e ka regjistruar fitoren e parë nën drejtimin e Frank Lampardit.

Chelsea më në fund e ka regjistruar fitoren e parë nën drejtimin e Frank Lampardit.

“Blutë” triumfuan sot në udhëtim te Bournemouthi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Premierligë, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Vitality Stadium” përfundoi me rezultatin 1:3.

Conor Gallagher (9′), Benoit Badiashile (82′) dhe Joao Felix (86′) shënuan golat e fitores për londinezët.

Ndërkaq, golin e vetëm për vendasit e shënoi Matias Vina (21′).

Për skuadrën e drejtuar nga Frank Lampard është kjo fitorja e parë në Premierligë, pas pesë humbjeve dhe dy barazimeve në shtatë ndeshjet paraprake.

Chelsea tani ka 42 pikë në pozitën e 11-të, kurse Bournemouthi ndodhet tri pozita më poshtë me 39 pikë.

Komento: