Chelsea do të tentojë të marrë fitore në ndeshjen kundër Watfordit sonte, në mënyrë që ta rikthehet në top katërshe të Premierligë, vend ky të cilin e humbi pas fitores së sotshme të Manchester Unitedit.
Sonte në orën 21:00, Chelsea do ta presë Watfordin, që po lufton për mbijetesë në Premierligë, në stadiumin Stamford Bridge për përballjen e xhiros së 33-të të Premierligës.
Përderisa Watfordi vjen në këtë ndeshje pas dy disfatave dhe një barazimi në tri xhirot e fundit, Chelsea vjen pas disfatës befasuese me rezultat 3:2 kundër West Ham Unitedit.
Ajo disfatë e mesjavës ia dha Manchester Unitedit mundësinë që ta rrëmbejë pozitën e katërt në tabelë sot me fitore, mundësi kjo të cilën Djajtë e Kuq e shfrytëzuan.
Por, Chelsea mund të kthehet në top katërshe me një fitore sonte kundër Watfordit.
Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave: